Afër Manchester Utd

Futboll

Afër Manchester Utd

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 16:22
Onana

Andre Onana do të fluturojë sot drejt Manchesterit për ta kompletuar transferimin e tij në Manchester United.

Portieri i deritashëm i Interit do të udhëtojë drejt Anglisë me aeroplan privat, ndërsa mësohet se do të zbarkojë në ishull rreth orës 19:00 me orën lokale të Britanisë së Madhe, mëson eksperti i transfereve Fabrizio Romano.

Testet mjekësore dhe kontrata do të nënshkruhen mes së mërkurës dhe së enjtes dhe më pas do të vijë edhe zyrtarizimi i tij.

Të gjithë dokumentet janë nënshkruar, ndërsa Interi do t’i fitojë 51 milionë euro plus 4 milionë euro të tjerë nga bonuset eventuale.

Onana do të nënshkruajë kontratë valide me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2028, me mundësi të vazhdimit për një vit tjetër, respektivisht deri më 2029.

Ish-portieri i Ajaxit bëri paraqitje të shkëlqyeshme me “Nerazzurri” në sezonin e fundit, duke i ndihmuar Zikaltrit të shkojnë deri në finale të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat