Kamerunasi ishte dëshira e madhe për trajnerin Erik ten Hag

Futboll

Kamerunasi ishte dëshira e madhe për trajnerin Erik ten Hag

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 11:08
Onana

Andre Onana ka lënë Italinë dhe Inter teksa pritet që në orët e ardhshme të zyrtarizohet si portieri i ri i Manchester United. Një operacion që iu kushton arkave të klubit anglez më shumë se 55 milionë euro nëse marrim në konsideratë edhe bonuset e përfshira.

Kamerunasi ishte dëshira e madhe për trajnerin Erik ten Hag, teksa vetë Onana thekson në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport” se nuk mund të refuzonte Premier League dhe një klub si Manchester United. Nga ana tjetër, Onana nuk harron Interin për të cilin shprehet se ishte një familje e vërtetë.

“Për mua është shumë e rëndësishme të jem i ndershëm dhe njerëzve t’iu them të vërtetën.

Unë jam një person që kërkoj gjithnjë sfida të reja, të luaj në Premier League dhe në një klub si United ishte diëka që nuk mund t’i rezistoja. Të gjithë palët ishin dakord me këtë tratativë.

Megjithatë, unë e them se edhe nëse do të qëndroja te Inter sërish do të isha i lumtur. Aty nuk kam pasur asnjë problem, përkundrazi në Milano “lindi” një magji që vështirë se mund ta shpjegoj.

Një pjesë e zemrës sime është e trishtuar, të largohem nga Inter është si të largohem nga familja. Inter nuk ishte një skuadër normale. Të jesh pjesë e Inter është një mënyrë për t’u përfaqësuar në botë, është një stil jete”, u shpreh Onana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat