Te Ludogoretsi besojnë se do ta përmbysin Ballkanin sonte

Futboll

Te Ludogoretsi besojnë se do ta përmbysin Ballkanin sonte

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 13:26
Petev

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj Ludogoretsit.

Kampioni ynë e krijoi një epërsi të kënaqshme në lojën e parë duke fituar javën e kaluar me rezultat 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ekipi nga Theranda ka shkuar në Bullgari për ta ruajtur këtë kapital dhe për të ecur tutje në këtë garë prestigjioze.

Sidoqoftë, bullgarët nuk janë dorëzuar ende.

Madje, me ndihmën e tifozëve të tyre, ata synojnë ta përmbysin ekipin Portokalli dhe të shkojnë në rrethin e dytë kualifikues.

Trajneri Ivaylo Petev është i vetëdijshëm se gjigantin bullgar e pret një punë e vështirë, por ai beson tek lojtarët e tij.

“Ne besojmë se mund të shkojmë tutje dhe do të përpiqemi jashtëzakonisht për këtë. Ne e luajtëm një lojë mediokër atje (në Prishtinë) dhe pësuam gola.

Sot ndeshja duhet të jetë ndryshe dhe duhet ta kërkojmë fitoren që nga minuta e parë. Unë besoj te lojtarët, andaj do të bëjmë gjithçka për të shkuar tutje”, deklaroi trajneri bullgar në konferencë për shtyp.

Ndeshja mes Ludogoretsit dhe Ballkanit do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat