Ademi shpërthen me gol në kampionatin kinez

Futboll

Ademi shpërthen me gol në kampionatin kinez

Nga: K. Goca Më: 22 korrik 2023 Në ora: 19:11
Pamje nga ndeshja

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, ka shënuar në kampionatin kinez. 

Ademi është ndër protagonistët e fitores së Pekin Guoan me rezultat 2:0 ndaj Qingdao Hainiu.

Në minutën e 51-të Ademi u gjend në pozitë perfekte në zonën e rreptësisë, me goditje të saktë ka realizuar për 1:0.

Për shqiptarin është goli i dytë në fanellën e Pekin Guoan.

Goli tjetër e ka realizuar Kang Sang-Woo (79').

Qingdao Hainiu renditet në vend të 11-të me 16 pikë e Pekin në të 6-tin me 28 sosh pas 18 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat