Ndahen nga jeta në të njëjtën ditë dy legjendat e klubit të Premier League

Futboll

Ndahen nga jeta në të njëjtën ditë dy legjendat e klubit të Premier League

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Dy lajme të trishta kanë goditur në një ditë Notingehm Forest me dy legjenda të klubit që janë ndarë nga jeta.

Futbollisti i parë që ka kushtuar një milionë paund, Trevor Francis ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare pas një arresti kardiak në shtëpinë e tij në Marbela.

Ai ishte një nga lojtarët që u shpall kampion Europe me Notinghemin në vitin 1979, ku skuadra angleze magjepsi Europën.

Gjithashtu ditën e djeshme është ndarë nga jeta një tjetër legjendë e Notinghem, Kris Bart-Uilliams në moshën 49-vjeçare.

Të dy ata kanë luajtur dhe për Shefilld Uednsdej, me këtë të fundit që e cilësoi ditën e djeshme si një nga më të errëtat në historinë e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat