Rrahmani flet për titull

Futboll

Rrahmani flet për titull

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:50
Rrahmani

Amir Rrahmani u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve përmes rrjeteve sociale të Napolit.

Fillimisht, ai u pyet rreth rolit të qendërmbrojtësit.

“Ke qenë gjithmonë mbrojtës?

Po, që nga momenti kur kam nisur, kam luajtur si futbollist defanziv”.

“Numri 13? Në fillim e mbaja numrin 18, e më pas kur i mbusha 21 vjet e ndërrova skuadrën dhe vendosa ta merrja numrin 13 sepse të gjithë thoshin se ishte një numër që nuk sjell fat. Por, mua përkundrazi më ka sjell fat”.

“Kur e ke kuptuar që e ke fituar titullin? Kur i kemi mposhtur bergamaskët në shtëpi. Ishte një nder dhe krenari ta fitonim atë, por nga ajo pikë tash kemi të gjithë më shumë përgjegjësi”.

“Kundërshtari më i fortë me të cilin ke luajtur? Marcus Rashford”.

“Loja më e bukur e kampionatit të shkuar? Sigurisht ajo 5:1 kundër Juventusit në Maradona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat