Pochettino: Koha për të marrë vendime të vështira

Futboll

Pochettino: Koha për të marrë vendime të vështira

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 15:57
Mauricio Pochettino

Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino, thotë se ai duhet të marrë vendime të vështira për të reduktuar “skuadrën e tij masive”, pasi mori 29 lojtarë në Amerikë për turneun parasezonal. “Për momentin, dinamika është shumë e mirë, djem vërtet të mirë dhe ata po ndajnë kohën së bashku”, tha ai pas barazimit 1-1 me Newcastle.

“Është e vështirë, sepse ndonjëherë në çdo ndeshje tre, katër, pesë lojtarë nuk mund të luajnë. Puna ka të bëjë me krijimin e një skuadre me ekuilibër të mirë dhe njerëz që kanë mundësi të luajnë dhe mund të konkurrojnë për vendin e tyre.

Kjo është një punë dhe sfidë e madhe për ne në afatin e mbetur për të ndërtuar një marrëdhënie të mirë dhe ekuilibër të mirë”, u shpreh argjentinasi.

Më tej, ai shtoi: “Nëse lojtarët nuk janë të lumtur sepse besojnë se nuk do të luajnë, ne do të gjejmë një zgjidhje. Ajo që ne nuk mund të kemi është një skuadër masive, lojtarë të papërfshirë dhe më pas do të krijojë një rrëmujë. Nuk kemi nevojë për një skuadër të madhe, kemi nevojë për 22, 23, 24 lojtarë me disa më të rinj dhe kaq”.

“Më vjen shumë keq sepse ndoshta vendimi do të jetë i vështirë, por ne duhet të ndërtojmë një ekip të mirë dhe të ekuilibruar që dëshiron të konkurrojë për gjëra të mëdha”, u shpreh Mauricio Pochettino.

Në dilemë është edhe e ardhmja e sulmuesit shqiptar Armando Broja, i dëmtuar që prej dhjetorit dhe në fazë rikuperimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat