Lajm i keq për Realin

Futboll

Lajm i keq për Realin

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 20:17
Guler

Real Madrid është duke zhvilluar në Amerikë fazën përgatitore në vigjilje të sezonit të ri.

Madrilen kanë në program disa miqësore ndërsa trajneri Carlo Ancelotti gjen mundësinë për të vëzhguar nga afër blerjet e kësaj merkato dhe mënyrën se si mund t’i integrojë ata në mekanizmat e “Los Blancos”.

Një nga për të cilët ka më shumë kuriozitet është Arda Guler, talenti turk që u transferua nga Fenerbahce në klubin spanjoll për shifrën e 20 milionë eurove.

Shenjat e para janë shumë pozitive, por së fundmi duket sikur fantazistin e “kanë marrë mësysh” pasi Guler ka dëmtuar meniskun e gjurit të djathtë dhe është detyruar të rikthehet para kohe në Madrid për të vijuar në kryeqytetin e Spanjës fazën e rikuperimit.

Një lajm i keq duke qenë se dëmtimet në gju janë gjithnjë delikate dhe lënë shenja në karrierën e një futbollisti, edhe pse te Reali besojnë se Guler do të jetë shumë shpejt gati për t’u rikthyer rregullisht nën urdhrat e trajnerit Ancelotti për startin e sezonit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat