MPB arrestoi katër tifozë të Shkupit, në arrati personi që goditi me th*kë tifozin

Futboll

MPB arrestoi katër tifozë të Shkupit, në arrati personi që goditi me th*kë tifozin

Nga: K.G. Më: 29 korrik 2023 Në ora: 21:18
Tifozët

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se janë privuar nga liria katër persona, ndaj të cilëve do të ngrihet kallëzim penal për dhunë në Shkup para ndeshjes së futbollit Shkupi - Levski.

Konflikti fizik mund të kishte përfunduar fatal pasi një tifoz bullgar u godit me thikë dhe u dërgua në spital, ndërsa MPB bën me dije se personi që u konstatua se e ka kryer atë krim është ende në arrati.

“Biseda zyrtare janë zhvilluar me disa persona dhe pas dokumentimit të provave, më 28 korrik, A.J., (30), N.S. (28), B.B.(32) dhe K.I.(28), janë ndaluar në komisariat.

 Pas koordinimit me Prokurorinë Publike të Shkupit, sot kundër këtyre personave është parashtruar kallëzim penal për vepër penale të dhunës dhe të njëjtit do të paraqiten para gjyqtarit për procedurë paraprake”, thuhet në mes të tjera njoftim.

Prokuroria Publike ka bërë të ditur se katër të arrestuarve i është ndaluar përkohësisht dokumentet e udhëtimit, si dhe u është ndaluar vizita në garat sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat