LeBron James: Milani klub special

Futboll

LeBron James: Milani klub special

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 15:52
LeBron James

LeBron James, legjenda e gjallë e NBA, sheh një të ardhme të ndritur për Milanin. Në një prononcim për GDS, basketbollisti i njohur u ndal te futbolli, kuqezinjtë, Gerry Cardinale dhe RedBird, fondi amerikan që zotëron klubin historik italian.

James ka një histori me Cardinale dhe RedBird.

Ylli i Lakers themeloi kompaninë SpringHill me mikun Maverick Carter. Që tani është në pronësi të Cardinales. Ai është gjithashtu një investitor në Main Street Advisors, që ka aksione te Milani.

38-vjeçari është i bindur se Cardinale dhe RedBird janë pronarët e duhur për ta rikthyer Milanin në ditët e tyre të lavdisë. “Unë e dua futbollin europian dhe mendoj se Milani është një klub shumë i veçantë brenda dhe jashtë fushës. 

Ka një mundësi të shkëlqyer për ta rikthyer Milanin në mesin e ekipeve më të mira dhe markave më të mira të futbollit europian në botë. Milani është një qytet i klasit botëror, aty ku kryqëzohen moda, sporti, argëtimi dhe kultura.

Milani është ambasadori i përsosur i qytetit. Dhe RedBird është pronari i duhur për ta rikthyer Milanin në ditët e tij të lavdisë. Duke marrë parasysh përvojën time me SpringHill, di të them se Cardinale është një partner i jashtëzakonshëm.

Ai thotë se e kam ndihmuar të zgjerojë vizionin e tij, por është shumë modest, prandaj flet kështu për mua“, thekson LeBron. Kuqezinjtë shitën Sandro Tonalin te Newcastle.

Ndërkohë që skuadra e Stefano Piolit është përforcuar me emra si Sportiello, Loftus-Cheek, Pulisic, Romero, Reijnders, Okafor dhe Chukwueze.

Teksa është arritur edhe akordi me Valencian për shërbimet e amerikanit Musah/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat