Besiktasi e zyrtarizon Rebicin

Futboll

Besiktasi e zyrtarizon Rebicin

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 15:50
Ante Rebic

Ante Rebic është edhe zyrtarisht futbollist i ri i Besiktasit.

Ishte klubi turk ai që e ka bërë të ditur lajmin përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Transferimi i futbollistit ofanziv është finalizuar për 500 mijë euro plus bonuset, që e arrin shifrën e 2 milionë eurov.

Rebic kështu përshëndetet pas 4 sezonesh në fanellën e “Rossoneri”, ku i ka zhvilluar 123 ndeshje, duke i realizuar 29 gola dhe duke i bërë 17 asistime.

Me Kuqezinjtë, përfaqësuesi kroat e ka fituar Scudetton në vitin 2022.

Rebic kishte arritur në Milan në verën e vitin 2019 nga Eintracht Frankfurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat