Zeka konfirmon largimin nga Gjilani

Futboll

Zeka konfirmon largimin nga Gjilani

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 20:40
Zeka

Mevlan Zeka është futbollisti i radhës i larguar nga SC Gjilani.

Sulmuesi gjakovar konfirmoi largimin përmes një postimi në “Facebook”.

Ai falënderoi bashkëlojtarët për karakterin e treguar, tifogrupin “Skifterat”, klubin dhe presidentin Florim Zuka.

29-vjeçari largohet nga gjilanasit pas një sezoni.

“Përshëndetje miq dhe dashamirë, me anë të këtij postimi deshta të ju njoftoj që nga sot nuk jam më pjesë e klubit Sc Gjilani. Faleminderit gjithe stafit ne krye me presidentin Florim Zuka , faleminderit bashklojarëve qe treguan karakter dhe duke qenë te pa thyshem në shumë beteja ,dua te ju them faleminderit tifozëve 

Skifterave qe na qendruan pranë gjat ketij rrugetimi  qe ishte jashtzakonisht me shum sfida ,kontributi im për Sc Gjilanin ishte gjithmon 200 % ne te gjitha ndeshjet duke u be golashenusi me i mir i skuadrës. Ju deshiroj Suksese

Mirupafshim me rrespekt Mevlan Zeka”", njofton Zeka..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat