Dinamo e Zagrebit kualifikohet në rrethin e tretë të Champions League

Futboll

Dinamo e Zagrebit kualifikohet në rrethin e tretë të Champions League

Nga: K. Goca Më: 2 gusht 2023 Në ora: 17:56
Pamje nga ndeshja

Skuadra e madhe kroate, Dinamo e Zagrebit, kualifikohet në rrethin e tretë të Champions League.

Futbollistët dinamovitë fituan edhe takimin e kthimit me rezultat 2:0 ndaj skuadrës kazake, Astana. 

Vendasit dominuan, patën raste por nuk shënuan ndaj skuadrës kroate.

Portieri Livakoviq është më i merituari që mbetet e paprekur porta e Dinamos.

“Dy raste të shkëlqyera për vendasit pas një goditje këndi.

Fillimisht Dinamon e shpëtoi traversa, më pas Ljubiçiq largoi nga vija e portës”, shkruan mes të tjera media kroate “24 sata”.

Ndeshjen e përcollën mbi 30 mijë shikues në Astana.  

Autorët të  golave janë Mahir Emreli në minutën e 24-të dhe Antonio Marin në atë të 89-tën.

Dinamo e ka fituar edhe takimin e parë me 4:0 në Maksimir dhe me rezultat të përgjithshëm 6:0 avancon më tutje.

Dinamo tani do të ndeshet me ekipin e njohur grek, AEK-un nga Athina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat