Probleme para startit të sezonit

Futboll

Probleme para startit të sezonit

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 13:43
Barcelona

Telashe për Barcelonën teksa sipas mediave spanjolle, kur kanë ngelur rreth 1 javë nga fillimi i sezonit të ri të La-Liga-s, klubit katalanas rrezikon të mos regjistrojë plot 11 lojtarë për shkak të problemeve financiare.

Blaugranat deri tani kanë arritur të regjistrojnë 13 lojtarë pasi pak kohë më parë presidenti Johan Laporta deklaroi se klubi ka aktivizuar levën ekonomike të radhës duke shitur një pjesë të “Barça Media-s” për 60 mln euro.

Ndër lojtarët e regjistruar është dhe emri i Ousmane Dembele, me sulmuesin i cili ka kërkuar largimin nga Barcelona pasi kërkon të futet në bisedime me francezët e PSG-së.

Këtë merkato vere klubi katalanas ka nënshkruar me lojtarë si: Ilkay Gundogan, Inigo Martinez dhe Oriol Romeu, të tre të rrezikuar për të mos u regjistruar. Listës së gjatë i shtohen edhe: Sergio Roberto, Ronald Araujo, Alejandro Balde, Inaki Pena, Marcos Alonso si dhe lojtarë të cilët sapo janë rikthyer nga huazimi si: Clement Lenglet, Abde Elzazouli dhe Serginho Dest.

Barcelona kështu rrezikon të përsërisë situatën e sezonit të kaluar, ku arriti të regjistrojë: Robert Leëandoëskin dhe Raphinian vetëm në ditën e fundit dhe kjo falë levave ekonomike të cilat kanë ardhur si një shpëtim për kampionët e Spanjës kohët e fundit, ku klubi ka vuajtur jo pak për shkak të problemeve ekonomike të shkaktuara nga COVID-19.

Nuk dihet ende sesi do të veprohet për zgjidhjen e këtij problemi dhe tifozët do të vazhdojnë të jenë në ankth ashtu si në sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat