Egnatia, mësohen çmimet e biletave për Inter-in

Futboll

Egnatia, mësohen çmimet e biletave për Inter-in

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Përcaktohet sektori ku do të vendosen tifozët e skuadrës rrogozhinase

Gushti mund të cilësohet padyshim si muaji i “italomanisë”, sepse, përveç miqësores midis Partizanit dhe Romës, që do të luhet të shtunën në mbrëmje në Tiranë, të dielën do të zhvillohet një tjetër miqësore luksi midis ekipeve shqiptare dhe atyre të Serisë A.

Egnatia përballet me Inter-in në Ferrara dhe klubi rrogozhinas ka nisur të mobilizojë tifozët, sidomos ata që ndodhen në Itali. Ndeshja është programuar për t'u luajtur në Stadiumin "Paolo Maca" të Ferrara-s, një impiant me një kapacitet prej 16.136 vendesh, teksa aty i luan ndeshjet si pritëse skuadra e SPAL-it, e cila këtë sezon militon në Serie C.

Prej pak ditësh, Inter-i ka nxjerrë në shitje edhe biletat dhe kjo ka zgjuar edhe interesimin e shumë emigrantëve shqiptarë, të që jetojnë dhe punojnë në Itali. Sipas asaj që ka njoftuar vetë klubi zikaltër tifozeria e Egnatias është parashikuar të vendoset në sektorin pas portë, aty ku biletat do të kushtojnë 14 euro. 

Ndërkaq, në tribunën përballë të stadiumit do të kushtojnë nga 19:50 euro deri në 32 euro. Gjasat janë që të jetë një stadium i mbushur të dielën, pasi interesimi po vjen duke u rritur. Klubi i Egnatias ka prenotuar një avion çarter për këtë miqësore historike, teksa një ditë para ndeshjes rrogozhinasit do të udhëtojnë drejt Ferrarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat