Shkëndija përballet me Dinamon 

Futboll

Shkëndija përballet me Dinamon 

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 15:53
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës do të përballet me Dinamon e Ferizajt.

“Shkëndija të dielën në Tetovë do të përballet me KF Dinamon e  Ferizajt në një takim kontrollues. 

Kuqezinjtë në program kishin duelin e xhiros së dytë të LPFMV me Strugën, mirëpo ndeshja u shty për datën 30 gusht shkaku i angazhimit të struganëve në Kupat e Evropës. 

Kështu fundjava mbetet e lirë dhe me kërkesë të stafit teknik u vendos zbrastira të plotësohet me miqësore. 

Dinamo nga Ferizaj, ekipi ambicioz i ngjitur në Ligën e Parë të Kosovës do të jetë mysafiri ynë në Tetovë në duelin që luhet të dielën me fillim në orën 17:00”, njofton Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat