Duro: Respektojmë dhe nuk e nënvlerësojmë kundërshtarin

Futboll

Duro: Respektojmë dhe nuk e nënvlerësojmë kundërshtarin

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 17:04
Pamje nga konferenca

Kampioni aktual i Maqedonisë, skuadra e Struga Trim Lumit, do të vazhdojë garat në turin e tretë të Ligës së Konferencës, duke u përballur me ekipin e Esperanzhit nga Luksemburgu.

Trajneri Shpëtim Duro dhe Marjan Radeski, janë optimist para përballjes së parë me ekipin nga Luksemburgu.

Trajneri Duro, shpreson se Struga Trim Lum ka forcë të mjaftueshme që të del fitues në dy përballjet e ardhshme duke theksuar se nuk do të nënvlerësojnë ekipin që është kampion aktual në futbollin elitar të Luksemburgut.

“Është ndeshja e pestë pas përballjeve me Zhalgirisin dhe Buduçnostin.

Patjetër që këtë takim , skuadra jonë e pret me mjaft interes, sepse është moment i historisë për skuadrën tonë dhe të tentojmë për të kaluar në turin e katërt.

Kemi analizuar kundërshtarin, janë një ekip mjaft kualitativ. Pasi që janë kampion ,nuk mund të jenë ekip i dobët.

Sipas meje, kualiteti është i barbartë dhe gjasat janë të barabarta dhe këtë sfidë mund të përcaktojë edhe fati sportive. Nuk do të nënvlerësojmë kundërshtarin, pasi që nuk jemi në një situatë të tillë. Natyrisht se kërkojmë që të jemi pjesë e garave në grup. Është vështirë , por do të mundohemi, “ tha mes tjerash Shpëtim Duro, trajner I Struga Trim Lum.

Ndërkohë sulmuesi Marjan Radeski beson se Struga Trim Lum ka analizuar mjaft mirë ekipin kundërshtarë dhe se shpreson në kalimin më tutje në Ligën e Konferencës.

“Na pret një ndeshje tejet e vëhstirë ndaj një ekipi të mirë. I kemi parë dje dhe i kemi analizuar mjaft mirë dhe bëhet fjalë për një ekip të mirë.

Gjasat janë të mëdha për të kaluar këtë skuadër.

Gjithçka do të varet nga ne.

Nëse jemi në nivel siç ishim në këto ndeshjet e fundit, mendojë se kemi gjasa të mëdha dhe një short të shkëlqyeshëm për më tutje, në garat e plej offit,“ tha mes tjerash Marjan Radeski, sulmuesi i Struga Trim Lum

Përballja në mes Struga Trim Lumit dhe Esperanzhit, do të zhvillohet të enjtën, më 10 gusht, në stadiumin “Petar Milloshevski”, pran Federatës së Futbolit të Maqedonisë, në orën 17.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat