Kosova e Dusseldorfit zotohet për fitore në hapje të kampionatit 

Futboll

Kosova e Dusseldorfit zotohet për fitore në hapje të kampionatit 

Nga: K.G.. Më: 9 gusht 2023 Në ora: 17:35
Kosova

Optimizëm i madh në radhët e klubit të futbollit Kosova e Dusseldorfit me president Bujar Neziri.

Të gjithë janë të mobilizuar që të fillojnë edicionin e ri me fitore në Bezirksliga.

Kosova është kandidati kryesor për vend të parë, me synime që të ngriten në Landesliga. 

Si kurrë më parë janë të përforcuar me lojtarë cilësore, mezi presin ndeshjen e parë në fundjavë përkatësisht të dielën (15.30) në konak të TuS Mundelheim. 

“Klubi ynë i zemrës këtë të diele fillon garat në kuadër të Bezirkligas kundër TuS Mundelheim. 

Ndeshja e parë në një rrugëtim dhe një synim që ne si kryesi, staf i trajnerëve dhe lojtarë ia kemi ofruar vetes të jemi kandidat kryesorë për ngritje në Landesliga ku të gjithë jemi mëse të motivuar për ta arritur këtë qëllim.

Në këtë  kohë që nga përfundimi i sezonit të kaluar jemi munduar që ekipi ynë të jetë njëri ndër ekipet më të përfolura për së miri nga mediumet e Nordrhein-Ëestfalen me afrimin e shumë lojtarëve të ri dhe me përvojë.

Me ndihmën e gjithë atyre sponsorëve të cilët na përkrahën gjatë gjithë këtij rrugëtimi ne presim që të fillojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundur dhe të bëjmë krenar çdo shqiptarë që jeton dhe vepron larg vendit, andaj ne e kemi një obligim si shoqëri që emrin e Kosovës ta mbajmë gjallë edhe në vendin ku jetojmë. 

Për këtë arsye edhe ju bëjmë thirrje të gjithëve që të përkrahni djelmoshat tanë dhe ekipin tonë të zemrës, t’i tregojmë të gjithëve se të bashkuar jemi shumë më të fortë.

Këtë të diele me fillim nga ora 15:30”, njofton FC Kosova Düsseldorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat