Ancelotti: Emocionalisht, dje nuk ishte një ditë e mirë

Futboll

Ancelotti: Emocionalisht, dje nuk ishte një ditë e mirë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:41
Benzema e Ancelotti

Carlo Ancelotti është rikthyer.

Trajneri italian ka mbajtur një leksion sezonin e kaluar, pasi ka përfunduar 102 konferenca zyrtare për shtyp.

Si është skuadra pas lëndimit të Courtois?

"Emocionalisht, dje nuk ishte një ditë e mirë.

Këto gjëra zakonisht ndodhin në futboll dhe tani është koha të shpresojmë që Courtois mund të shërohet shpejt.

Le t’i japim gjithë besimin Lunin, i cili është një portier i madh. Ai bëri mirë gjatë parasezonit, ndaj kemi besim të plotë tek.

Lunin është një talent dhe ajo që i mungon është çfarë iu mungon të gjithëve: eksperienca që fitohet dita-ditës duke luajtur.

Jemi shumë të trishtuar për Courtois, por kjo mund të ndodhë. Kemi një skuadër shumë të kompletuar për t’i zgjidhur këto problemet që mund të ndodhin", thotë Ancelotti.

Ju mungon numri 9?

"Unë nuk mendoj kështu, sepse siç e kam thënë gjithmonë, jam shumë i kënaqur me këtë skuadër.

Kam parë diçka shumë të mirë gjatë parasezonit dhe të gjithë janë shumë të lidhur.

Kemi iluzionin se do të luftojmë gjatë gjithë sezonit", tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat