“Demat” gjejnë akordin për “yllin” e Lyon!

Futboll

“Demat” gjejnë akordin për “yllin” e Lyon!

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:50
Castello Lukeba

Leipzig zëvendëson Gvardiol, “demat” gjejnë akordin për “yllin” e Lyon!

Pas largimit të qendërmbrojtësit kroat, Josko Gvardiol drejt “qytetarëve” të Manchester City për shifrën e 90 milionë eurove, tashmë “demat” gjermanë të RB Leipzig janë në kërkim të një mbrojtësi tjetër për sezonin e ri, të cilin mesa duket e kanë gjetur.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin francez të Lyon, Castello Lukeba, i cili pritet të veshë fanellën e gjermanëve në ditët në vijim, pas arritjes së marrëveshjes prej 35 milionë eurosh mes klubeve, marrëveshjes që do të ndahet në 30 milionë euro bazë, si dhe 5 milionë të tjera bonus.

Përsa i përket marrëveshjes personale, te Leipzig, 20-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme për 5-vitetet e ardhshme, ndërsa paga e lojtari nuk është zbuluar ende dhe pritet të mësohet nga nënshkrimit të tij në mënyrë zyrtare me klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat