Pep në stol me xhevahirin unik që s’mund të blihet

Futboll

Pep në stol me xhevahirin unik që s’mund të blihet

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 15:50
Pamje nga ndeshja Burnley - Manchester City

Ka shkuar mirë ndeshja e parë e Manchester City-t në Premier League 2023/24: skuadra kampione e Anglisë mundi Burnley-n në shtëpi 3:0.

Ndeshja u zhbllokuar menjëherë nga Haaland i zakonshëm, i cili e nisi aty ku kishte përfunduar, duke tundur rrjetën e portës kundërshtare: sulmuesi norvegjez shënoi në minutën e 4-të, më pas realizoi të dytin në minutën e 36-të, me Rodrin që fiksoi shifrat në 3-0.

Spektakël në fushë, por edhe në stol. Guardiola është shfaqur me elegancën e tij të zakonshme në transfertë, me një orë në kyçin e dorës që është realisht për shumë pak, duke qenë se nuk shitet.

Bëhet fjalë për një edicion special të Richard Mille 67-02, orë e cila në versionin normal kushton rreth 300 mijë euro. Por ajo e shfaqur nga Pep në ndeshjen hapëse të kampionatit është edicioni ‘Emiratet e Bashkuara Arabe’, e mbajtur – ndër të paktët – nga princi i kurorës së Dubait, Sheikh Hamdan bin Mohammed Al Maktoum.

Një edicion shumë i kufizuar për orën më të lehtë automatike në koleksionin Richard Mille, me peshë vetëm 32 gramë falë kombinimit të përbërjes TPT dhe titanit të klasës 5.

Një simbol statusi që paratë nuk mund ta blejnë me asnjë shumë, duke qenë se – duke mos qenë në shitje – vlera e saj është e paçmueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat