Vardari - Shkupi, derbi i madh! Sheji: Me angazhim ekipor, besoj në fitore

Futboll

Vardari - Shkupi, derbi i madh! Sheji: Me angazhim ekipor, besoj në fitore

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 13:10
Shkupi

E diela e 13 gushtit sjell derbin e qytetit të Shkupit, ku ekipi i Shkupit edhe këtë javë do të jetë mysafir në stadiumin “Boris Trajkovski”, në lagjen Maxhari, ndërsa kësaj radhe për kundërshtar ka  ekipin e Vardarit.

“Padyshim se do të jetë një ndeshje mjaft e fortë me rivalitet në fushë, me dy ekipet që do të kërkojnë rezultatin pozitiv, pasi në javën e parë pësuan disfatë.

Në ekipin shkupjan edhe përkundër largimit të Renaldo Cephas dhe Walid Hamidit, mbretëron një atmosferë pozitive.

Futbollistë kanë punuar me angazhim të plotë dhe janë të gatshëm për të zbatuar urdhrat e trajnerit Cihat Arslan.

Secili futbollist mezi pret që të futet në lojë për të dhënë më të mirën e mundshme dhe të dalim me rezultatin më të mirë të mundshëm nga ky duel.

Për këtë sfidë, ka folur mbrojtësi Blerton Sheji, i cili me tjerash ka thënë se të gjithë do të japin angazhimin e tyre maksimal dhe se besojnë në fitore”, shkruan në faqen e FC Shkupit.

“Ndeshjet me Vardarin zakonisht janë të vështira, edhe më të vështirë këtë takim e bënë fakti se në këtë përballje futemi pas rezultatit negativ që kishim në javën e parë.

Por jam i bindur se gjithsecili që do të futet në fushë, do të jep maksimumin e mundshëm dhe me angazhimin ekipor, besoj në fitore”, është shprehur Sheji.

Kujtojmë se ndeshja Vardari – Shkupi, luhet të dielën në stadiumin “Boris Trajkovski”, në lagjen Maxhari, me fillim në ora 17:00. Për këtë ndeshje arbitër kryesor është deleguar, strugani Jovan Kaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat