Gjyqtarët e Kosovës e ndajnë drejtësinë në një tjetër ndeshje

Futboll

Gjyqtarët e Kosovës e ndajnë drejtësinë në një tjetër ndeshje

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 15:14
Genc Nuza

Gjyqtarët tanë vazhdojnë të bëjnë paraqitje të shkëlqyeshme në arenën ndërkombëtare, duke bërë që UEFA të vazhdojë të besojë tek ta për këtë edicion të ri të garave evropiane.

Për ndeshjen e rëndësishme ndërmjet skuadrës daneze, Nordsjælland dhe asaj rumune, FCSB, e cila do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Right to Dream Park” në Farum, autoritetet e futbollit evropian kanë vendosur gjyqtarë e Kosovës.

Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj përballje, me asistentë Fatlum Berishën dhe Arbnor Bullatovcin. Gjyqtari i katërt do të jetë Dardan Çaka.

Kjo ndeshje është pjesë e rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Dueli i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në Rumani përfundoi pa gola (0:0).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat