Mesfushori i kombëtares shënon golin e parë në Suedi

Futboll

Mesfushori i kombëtares shënon golin e parë në Suedi

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 17:14
Pamje nga ndeshja

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Arbnor Muçolli, ka shënuar sot golin e tij të parë në kampionatin suedez të futbollit, ku luan me fanellën e Goteborgut,.

Futbollisti shqiptar kishte lënë radhët e Vejles në Danimarkë për të nisur këtë aventurë të re dhe pas disa ndeshjesh si titullar, më në fund gjeti rrjetën në sfidën ndaj Djurgarden.

Në minutën e 77 të ndeshjes, me shifrat 1-0 për miqtë, ai gjeti momentin e duhur pas një topi të gjatë në zonë për të lëshuar një predhë të pakapshme drejt portës kundërshtare e barazuar shifrat.

Një gol që ai e festoi para tifozëve të vet, por jo ashtu siç dëshironte. Kjo, pasi një nga shokët e skuadrës e shtyu duke e rrëzuar në tokë, me Muçollin që e kapi ngërçi në këmbë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, i njëjti futbollist edhe e goditi me shkelm atë, në shenjë feste, para se një tjetër lojtar të kuptonte problemin e Muçollit dhe t‘i vinte në ndihmë futbollisti të kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat