Lulzim Imeri drejtori i ri sportiv i Shkendijës?

Futboll

Lulzim Imeri drejtori i ri sportiv i Shkendijës?

Nga: K. G. Më: 17 gusht 2023 Në ora: 15:57
Pamje nga një prezantim i mëhershëm

Lulzim Imeri pritet të emërohet drejtori i ri sportiv i klubit të futbollit Shkendija e Tetovës. 

“Së shpejti duhet të marrë zyrtarisht postin dhe të promovohet në një nga klubet më të trofeshme të futbollit maqedonas dhe një klub që ka buxhetin më të madh në 5-6 vitet e fundit”, shkruan mes të tjera media maqedonase “Sportmedia”.

Imeri pritet të zëvendësojë Harun Isën, i cili qëndrojë vetëm një vit. 

“Bashkë me Isën u larguan edhe Skënder Jonuzi dhe Ibrahim Osmani.

Imeri ka qenë prej kohësh pjesë e strukturës drejtuese të Shkendijës, por tashmë pritet do të jetë drejtor sportiv”, shkruan mes të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat