Duro: Arritje historike! Gjykimi dobët, i kuqi

Futboll

Duro: Arritje historike! Gjykimi dobët, i kuqi

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 11:15
Pamje nga konferenca

Shpëtim Duro vazhdon të shkruajë faqe të rëndësishme të historisë së Strugës.

63-vjeçari udhëhoqi skuadrën nga qyteti i bukur shqiptar drejt fitimit të titullit të parë kampion në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë që ai dhe djemtë e tij kanë mbërritur deri në fazën “play-off” të Conference League.

Pengesa e fundit për të siguruar fazën e grupeve janë islandezët e Breidablik. Me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në shtëpi (24 gusht) dhe duelin e kthimit një javë më vonë në Kopavogur. Duro foli në konferencën për shtypin pas humbjes së “ëmbël” 2-1 në Luksemburg kundër Hesperanges.

Takim që Struga e luajti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Marjan Radeskit në çerekorëshin e parë. Por që mjaftoi për t’u kualifikuar falë suksesit 3-1 në përballjen e parë që u luajt në Shkup.

“Çudirat e Strugës këtë sezon, vazhdojnë. Duke u shpallur me titullin kampion dhe arritja në ‘play-off’-in e Conference League. Ditë historikë për klubin tonë, një arritje jashtëzakonisht e madhe.

Falënderoj skuadrën dhe djemtë për atë që treguan në fushën e lojës, sepse ju e patë vetë, nuk ishim të barabartë. Nuk është e lehtë të luash një ndeshje europiane me 10 vetë që në minutën e 14’.

Por, ne ditëm t’i zgjidhim situatat, sidomos në pjesën e parë. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen me rastet e Ibraimit dhe Shabanit. Në pjesën e dytë skuadra pati tensionin dhe lodhjet e veta.

Kam pretendime shumë sa i përket gjykimit. Dyshoj për dy raste të Besart Ibraimit, që nuk u dhanë as faull. Dhe Bunjamin Shabanit në pjesën e parë.  Nuk jam i kënaqur me gjykimin, edhe në kompleksitet të lojës.

Kartoni i kuq? Nuk di ta komentoj veprimin që ka bërë Radeski. Nëse ka bërë ndonjë veprim të pahijshëm, sigurisht e ka merituar.

Por ka bërë që skuadra të vihet në vështirësi. Megjithatë, bravo u qoftë gjithë ekipit dhe gjithë djemve për këtë arritje historike të Strugës.

Nuk ka nevojë për koment, por dua t’i falënderoj të gjithë. Duke filluar nga pronarët, stafin drejtues dhe futbollistët. Është një ditë historike për ne. Ëndrra vazhdon, sigurisht që kjo është një arritje e jashtëzakonshme.

Kemi edhe dy ndeshje, por të gëzohemi sot me këtë arritje. Në ditët në vazhdon do të mendojmë edhe për ndeshjet në vazhdim”, theksoi tekniku nga Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat