Nis stërvitjen

Futboll

Nis stërvitjen

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 16:26
Najdovski

Pas shumë ditësh pushim dhe riaftësim, kapiteni i Tiranës është kthyer në stërvitje.

Ai do të nisë punën për të qenë gati për sfidën e parë të kampionatit.

Tirana bën plane pa Bruno Lulajn për javën e parë të kampionatit.

Për ata që e kanë harruar, Bruno Lulaj është dënuar 6 ndeshje pezullim, ndërsa goleadori Florent Hasani 4 ndeshje. Që të dy lojtarët nuk luajnë dot takimin e parë.

Me gjendjen alarmante në skuadër, Lulaj humbet javën e parë, sepse ka shlyer dy takime dhe duhet edhe një sfidë për të shlyer ndeshjen e tretë, që më pas të paguajë pjesën e mbetur të dënimit me gjobë. Hasani mund të jetë në fushë nëse paguan gjobën.

Nga ana tjetër, Shehi është në hall për mbrojtjen, pasi Najdovski ka probleme dhe me shumë mundësi në krah të Hoxhallarit mund të luajë i riu Ermal Meta. Gjithsesi, mund të ketë edhe ndonjë dashamirësi nga apeli që të ulë dënimin apo të falë Bruno Lulajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat