Shtyhet një ndeshje e Kampionatit Shqiptar

Futboll

Shtyhet një ndeshje e Kampionatit Shqiptar

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:31
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja e javës së parë Partizani-Teuta është shtyrë

. Kjo për shkak të impenjimeve në Conference League, ku të kuqtë luajnë në transfertë në play-off dhe udhëtimit të gjatë në Kazakistan.

Pas kërkesës së bërë nga klubi kryeqytetas, Teuta dhe Federata shqiptare e aprovuan atë. Partizani do të luajë në Astana ndaj vendasve me 24 Gusht takimin e parë.

Distanca në vijë ajrore mes Tiranës dhe kryeqytetit kazak është 4029 km. Ndërkohë java e parë e sezonit të ri 2023/2024 do të zhvillohet më 26 dhe 27 Gusht.

Sfida hapëse e sezonit do jetë Egnatia-Skënderbeu, që mbahet të shtunën në orën 17:00, e në mbrëmje Vllaznia-Kukësi. Të dielën do të luhen dy ndeshjet e tjera Laçi-Erzeni dhe derbi Dinamo-Tirana në “Elbasan Arena”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat