Miliarda të shpenzuara

Futboll

Miliarda të shpenzuara

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 14:41
Ronaldo

Klubet e Arabisë Saudite kanë qenë mjaft aktive në këtë merkato.

Miliardat e tyre kanë joshur disa nga futbolliatët më të mirë të momentit.

Paratë janë derdhur pa kriter, por kushtet e dhomave të zhveshjes duket se janë lënë në harresë.

Në rrjet kanë qarkulluar pamje nga dhoma e zhveshjes së Al Fatehut, ku duket qartë se kushtet janë ndoshta më keq edhe se në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.

Brenda një dhome ishin vendosur disa karrike të zakonshme, ndërsa sipër tyre shiheshin uniformat e lojtarëve të Al Nassr-it, që u përdorën nga Ronaldo dhe yjet e tjerë të klubit verdheblu.

Sigurisht që pamjet e dhomës së zhveshjes nuk përputhen aspak me imazhin e krijuar nga Arabia Saudite me miliardat e shpenzuara për pagat e futbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat