Dinamo City - Tirana mbyllet me pesë gola

Futboll

Dinamo City - Tirana mbyllet me pesë gola

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 22:14
Pamje nga ndeshja

Dinamo City-Tirana e mbyllin me pesë gola takimin e javës së parë, me “bardheblutë” e kryeqytetit që triumfuan me përmbysje në “Elbasan Arena”.

Sfida ishte shumë e luftuar, ndërsa skuadra e Luigi Di Biagio zhbllokoi rezultatin në minutën e 24’, me Kacorrin që kaloi në avantazh ekipin e tij.

Megjithatë vetëm gjashtë minuta më pas “bardheblutë” e kryeqytetit barazuan me Hilën, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në “paqe”.

Fraksioni i dytë solli tre gola të tjerë, në minutën e 59’ “Nëndetësja blu” mori sërish avantazhin me Denisson që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ekipi i trajnerit Orges Shehi reagoi mjaft mirë dhe në minutën e 74’ Latifi riktheu barazimin edhe ky duke shënuar me penallti.

Në fund gjithçka u vulos nga Hasani, që realizoi golin e përmbysjes dhe të fitores për Tiranën në minutën e 90+1’ nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-3, me Dinamo City-n që javën e parë e mbyll pa pikë dhe renditet në vend të tetë, teksa Tirana pozicionohet në vend të dytë me tre pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat