Vendim i papritur i Admir Mehmedit, që habit zviceranët

Futboll

Vendim i papritur i Admir Mehmedit, që habit zviceranët

Nga: K. G. Më: 30 gusht 2023 Në ora: 12:35
Admir Mehmedi

Ish futbollisti i mirënjohur i kombëtares së Zvicrës, Admir Mehmedi, i jep fund karrierës aktive në moshën 32-vjeçare.

Që kur Admir Mehmedi u largua nga Zurich në janar të vitit 2012, ai gjithmonë ka theksuar se në fund të karrierës së tij si lojtar dëshiron të luajë sërish për FC Zurich-un e tij.

Nuk vjen deri te kjo.

Tetë javë pasi të gjithë prisnin që ai të nënshkruante me klubin e tij, ish-ylli i kombëtares, 32 - vjeçari, ka njoftuar tërheqjen e tij.

Media zvicerane “Blick” u takua me Mehmedin në Winterthur. 

“Më pëlqen shumë që mund të kaloj kaq shumë kohë me tre fëmijët e mi”, thotë ai duke pirë kafe.

Nuk ka asnjë gjurmë zhgënjim apo zemërim, siç mund të mendohet. “E di që tani është koha e duhur për diçka të re.

E pres me padurim. Nuk ka ndjenja të këqija".

Për vendimin e tij ai tashmë ditëve të fundit ka njoftuar më të afërmit e tij, një muaj ishte në Maqedoni me familjen e tij. Këtë e kuptoi menjëherë gruaja e tij Sevdija. 

Vendimin thotë se e ka marrë më herët, ndërsa fillimisht ka njoftuar rrethin e tij të afërt. Mehmedi ka qenë në Maqedoni me familjen për një muaj.

Gruaja e tij e kuptoi dhe e përkrahu. Të tjerët, si prindërit e tij, u përpoqën ta bindnin të vazhdonte të luante.

“Argumenti i tyre i vetëm ishte se jam ende i ri për të hequr dorë nga futbolli aktiv”, thotë Mehmedi. “Por me çdo bisedë, më bëhej gjithnjë e më e qartë se dorëheqja ishte absolutisht vendimi i duhur. Dhe çdo ditë që kalonte ndihesha më mirë”.

Edhe pse ai e imagjinoi ndryshe fundin e karrierës së tij, ai mund të shikojë vitet e mrekullueshme në FC Zurich, në Dynamo Kiev, Freiburg, Wolfsburg dhe Leverkusen. Me Zvicrën 76 ndeshje ndërkombëtare, 10 gola, 7 asistime, dy kampionate evropiane, një Kampionat Botëror. Një kohë e suksesshme po merr fund.

Duke parë mbrapa, ai e sheh si pozitiv edhe vitin e tij të fundit në Antalyaspor në Turqi, ku bënte pushim më shpesh sesa ka luajtur.

“Për sa i përket sportit, kjo kohë sigurisht që nuk ishte e kënaqshme. Por për zhvillimin tim të personalitetit, për jetën time më pas, ishte shumë e dobishëm”, tha mes të tjera Mehmedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat