Greenwood pranë kalimit te Besiktas

Futboll

Greenwood pranë kalimit te Besiktas

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 00:02
Mason Greenwood

Besiktas kërkon të transferojë në Stamboll sulmuesin sulmuesin premtues të Anglisë, Mason Greenwood.

U largua nga Manchester United për shkak të zërave që e lidhin me dhunën ndaj të dashurës dhe tani talenti i “djajve të kuq” nuk bën më pjesë në projektet e Ten Hag.

Pak ditë më parë mediat britanike aluduan se ishte edhe një klub shqiptar i përfolur për ta transferuar.

U mendua se ky klub ishte Dinamo City për shkak të futjes së bluve të orbitën e “City Group” por nuk rezultoi asgjë e vërtetë sepse klubi që po e kërkon seriozisht është Besiktas.

“Gjigandët” turq që eleminuan Tiranën në raundin e dytë të Conference League, kërkojnë të transferojnë në Stamboll 21-vjeçarin, me këtë të fundit që nuk shkel në fushat e blerta që prej janarit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat