12 ultras të arrestuar

Futboll

12 ultras të arrestuar

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 12:01
Tifozët

Dy fitore në dy ndeshjet e para të Serie A. Verona e ka nisur kampionatin në mënyrë të përkryer, megjithatë situata nuk është edhe aq e qetë kur vjen puna te tifozët.

Ata që janë në telashe janë ultrasit e veronezëve teksa 12 prej tyre kanë përfunduar pas hekurave si pasojë e një operacioni të Antidrogës.

Të arrestuarit janë nga mosha 20 deri në 50 vjeç dhe përdornin ndeshjet shtëpiake të Veronës për të shpërndarë drogën, brenda në stadiumin Bentegodi.

Të ndaluarit nga autoritet kanë në pronësi edhe një lokal në afërsi të stadiumit, gjithashtu edhe ky ambient përdorej si një pikë shpërndarje të drogës e tipit kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat