Tragjedi në futbollin latin, ekzekutohet lojtari 27-vjeçar

Futboll

Tragjedi në futbollin latin, ekzekutohet lojtari 27-vjeçar

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 17:07
Pamje nga një ndeshje

Tragjedi në futbollin latin.

Lojtari i përfaqësueses së Panamasë, Gilberto Hernandez është qëlluar me armë për vdekje. 27-vjeçari i cili ishte pjesë e klubit Club Atletico Independente, një nga klubet më të rëndësishme në kampionatin e Panamasë, është qëlluar nga disa persona nga makina.

Nga përplasja kanë ngelur edhe disa të plagosur.

Lajmi për vrasjen e 27-vjeçarit është dhënë nga policia dhe është përcjellë edhe nga faqja zyrtare e klubit të Independentes.

Shpenzimet në merkato, Premier League sa katër ligat e tjera kryesore të marra së bashku

Gilberto Hernandez iu bashkua Club Atletico Independente vitin e kaluar nga Herrera FC. Lojtari zhvilloi 32 ndeshje me klubin panamez dhe shënoi 7 gola, teksa ka bërë dhe dy paraqitje me përfaqësuesen e Panamasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat