Interesim i lartë për ndeshjen Çeki - Shqipëri

Futboll

Interesim i lartë për ndeshjen Çeki - Shqipëri

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 21:51
Foto ilustriim

Shqipëria do të zbresë në fushë më 7 shtator, teksa në “Fortuna Arena” të Pragës, në orën 20:45, do të përballet me Republikën Çeke. 

Kuqezinjtë do të kenë mbështetjen e rreth 3 mijë tifozëve në shkallët e stadiumit.

Një muaj më parë janë shitur të gjitha biletat, të cilat ishin vënë në dispozicion për tifozë miq, të cilat ishin rreth 1 mijë copë.

Ndërkohë, për shkak të interesimit të lartë, tifozët kuqezi kanë pritur momentin kur federata çeke ka hapur shitjen e biletave në faqen zyrtare dhe kanë hyrë për të siguruar një biletë, duke çuar kështu në rreth 3 mijë numrin e shqiptarëve në stadiumin “Fortuna Arena” me kapacitet prej rreth 20 mijë vendesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat