Teuta afron me parametra zero ish-mbrojtësin e Laçit

Futboll

Teuta afron me parametra zero ish-mbrojtësin e Laçit

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 11:52
Teuta

Albi Alla është lojtari më i ri i skuadrës së Teutës.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi durrsak përmes rrjeteve sociale, ku thekson se ish-mbrojtësi i Laçit do të nisë një eksperiencë të re me “Djemtë e Detit”, me të cilët është bashkuar me parametra zero.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi,

Albi Alla është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Lojtari bashkohet me Teutën pasi, ishte pjesë e Laçit në sezonin e fundit.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit,

Alla, nga dje është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Laçit.”-shkruan Teuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat