Kosovës nuk i shkon me Poloninë në Plock

Futboll

Kosovës nuk i shkon me Poloninë në Plock

Nga: K.G. Më: 8 shtator 2023 Në ora: 21:55
Kosova U21 në Plock

Kombëtarja e Kosovës U21 sonte nuk e ka pas mbrëmjen e vet, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Polonia U21.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Orlen Arena” në Plock.

45 minutat e parë ishin fatale për djelmoshat tanë, ku pësuan tre gola.

Golat i realizuan Mosor (25') dhe Rakoczy (30' e 44').

Polonia ka zhvilluar ndeshjen e parë dhe ka shënuar fitoren e parë, kësisoj kryeson me 3 pikë në Grupin D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21.

Kosova pas fitores me 2:0 ndaj Estonisë, sonte pësuan humbjen e parë dhe renditen në vend të dytë me 3 sosh.

Kosova U21 do të ndeshet me Gjermaninë më 12 shtator (19.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat