Selektori i Zvicrës: Kosova na njohin mirë dhe duan të tregojnë veten 

Futboll

Selektori i Zvicrës: Kosova na njohin mirë dhe duan të tregojnë veten 

Nga: K. Goca Më: 9 shtator 2023 Në ora: 16:30
Murat Yakin

Edhe pse shumica e lojtarëve e njohin njëri - tjetrin, janë shtatë me nënshtetësi të dyfishtë Kosovë - Zvicër në kombëtaren e Kosovës, kjo është hera e parë që ata janë përballur ndonjëherë me njëri - tjetrin në një ndeshje serioze në fushë.

Ndeshja testuese në Letzigrund në mars t[ë vitit 2022 përfundoi me një miqësore 1:1, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Murat Yakin, selektor i Zvicrës, pret një kundërshtar totalisht të motivuar. “Ata na njohin mirë dhe duan të tregojnë veten”, thotë trajneri i Kombëtares zvicerane.

“Por ne duam të tregojmë më të mirën tonë dhe ta fitojmë këtë ndeshje”.

Kur u pyet Yakin me cilët njëmbëdhjetë lojtarë dëshironte të fillonte ndeshjen, ai përgjigjet: "Unë nuk e zbuloj gjithmonë formacionin". 

I pyetur për futbollistët Remo Freuler dhe Nico Elvedi, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë luajtur fare ose kanë luajtur vetëm disa minuta deri më tani këtë sezon, ai thotë: “Të dy janë duke u stërvitur kohët e fundit dhe janë në ritëm!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat