Albert Bunjaku nderohet para ndeshjes Kosovë - Zvicër 

Futboll

Albert Bunjaku nderohet para ndeshjes Kosovë - Zvicër 

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 22:02
Agim Ademi e Albert Bunjaku

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku është nderuar në stadiumin “Fadil Vokrrri” para ndeshjes Kosovë – Zvicër. Në ceremoninë zyrtare para ndeshjes, të cilën ia organizojë FFK-ja, presidenti Agim Ademi e falënderoi Bunjakun për kontributin e tij në fanellën dardane, por edhe për promovimin e Kosovës kudo në botë përmes paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme në futboll.

Me këtë rast, presidenti Ademi e nderoi me fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke i dëshiruar fat dhe suksese të mëtejme në jetë.

Ndërkaq, Bunjaku mee emocioneve falënderoi Federatën e Futbollit të Kosovës për ftesën për këtë ndeshje të veçantë dhe u shpreh i lumtur që u nderua para tifozëve dardanë.

Ai theksoi se ka qenë ndjenjën e veçantë dhe krenari që krahas Zvicrës ka pasur mundësi të luajë edhe për Kosovën.

Sulmuesi gjilanas është një shembull i rrallë që ka pasur fatin të përfaqësojë dy kombëtaret, Kosovën dhe Zvicrën, duke luajtur edhe në Kampionatin Botëror 2010. Bunjaku ka luajtur dy ndeshje me Kosovën, në miqësoren e parë nën patronatin e FIFA-s kundër Haitit (0:0) në Mitrovicë dhe më pas në miqësoren kundër Ishujve Faroe (2:0) në Frankfurt, e ku ai shënoi gol, duke hyrë në histori si golashënuesi i parë i Kosovës pas pranimit në UEFA e FIFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat