Tifozët Kuqezi fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Futboll

Tifozët Kuqezi fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 16:11
Tifozët Kuqezi

Atmosfera në prag të ndeshjes së sotme ndaj Polonisë sa vjen dhe bëhet me zjarrtë.

Edhe pse mungojnë disa orë nga starti i ndeshjes, që është programuar në orën 20:45, tifozët kanë nisur të mblidhen.

Një grupim ka kaluar pak minuta më parë në zonën e ish-bllokut duke kënduar këngë.

Kujtojmë se sonte në mbrëmje kuqezinjtë do të synojnë të marrin 3 pikë për t’u afruar me kualifikimin në Europian.

Stadiumi do të jetë i gjithi i mbushur, pasi janë shitur prej javësh të gjitha biletat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat