Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, policia patrullon me mesazhe për tifozët

Futboll

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, policia patrullon me mesazhe për tifozët

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

kombëtarja luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme kundër Polonisë dhe duke parë interesimin e jashtëzakonshëm për këtë takim, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për të parandaluar incidentet e mundshme.

Në fundmi, nëpër rrugët e kryeqytetit, policia po patrullon duke dhënë mesazhe për ndeshjen e mbrëmjes, aty ku njoftohet për rregulloren e stadiumit, mjetet që lejohen dhe ato që ndalohen në stadium, e të tjera rregulla të nevojshme për tifozët që do të jenë në stadium.

Mesazhet zanore, jepen në gjuhën shqipe, anglisht dhe në polonisht në mënyrë që të jetë sa më e lehtë për tifozët që të kuptojnë mesazhin e dhënë.

Për ndeshjen ndaj Polonisë, janë shitur të gjitha biletat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat