Berisha: Sot 32 vite me parë, KF Llapi zhvilloi ndeshjen e parë në Kampionatin e Pavarur të Republikës së Kosovës

Futboll

Berisha: Sot 32 vite me parë, KF Llapi zhvilloi ndeshjen e parë në Kampionatin e Pavarur të Republikës së Kosovës

Nga: K. G. Më: 14 shtator 2023 Në ora: 12:39
KF Llapi në vitet e 90-ta

Para 32 viteve, filloi Kampionati i parë i pavarur i Republikës së Kosovës në futboll.

Pikërisht me 13 shtator zhvillohet ndeshja e parë Flamurtari – Prishtina, që është edhe e regjistruar në FFK.

Ish kapiteni i klubit të futbollit Llapi, Fatmir Berisha, kujton me krenari ndeshjen e parë dhe rezistencën ndaj regjimit serb.

“Sot 32 vite me parë, me 14 shtator të vitit 1991, KF Llapi ka zhvilluar ndeshjen e parë ne Llukar në Kampionatin e Pavarur të Republikës së Kosovës kundër KF Ramiz Sadikut. rezultati ishte 2:2 dhe është klubi i parë qe zyrtarisht me vendim qe është ne procesverbalin e mbledhjes konstituive te organeve të FFK-së qe u mbajt me 20 gusht 1991 në shkollën ‘Asim Vokshi’ në Prishtinë. 

I ka bojkotuam garat e ashtuquajtura Kosovë e Metohi nga okupatori serb, ku atë kohë i kemi pas lajmet në gjuhen shqipe në Radio Zagreb vetëm 5 minuta dhe ju ka bë apel të gjitha klubeve, ju lutemi që t’i bashkangjiteni vendimit të KF Llapi që ta bojkotoni ligën e organizuar nga okupatori serb dhe ashtu ndodhi dhe u formua liga e Republikës se Kosovës me 20 klube e cila startoi me ndeshjen e parë me 13 shtator 1991 me ndeshjen KF Flamurtari - KF Prishtina rezultati ishte 3:2 ne stadiumin e Flamurtarit”, ka shkruar Berisha në profilin e tij nl facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat