Shehi pas fitores: Nuk ështe rastësi që Skënderbeu kishte 6 pikë

Futboll

Shehi pas fitores: Nuk ështe rastësi që Skënderbeu kishte 6 pikë

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 18:14
Orges Shehi - djathtas

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ishte i lumtur që skuadra e tij reagoi përballë Skënderbeut duke marrë tri pikët, por njëkohësisht theksoi se ekipi nuk kishte qenë në maksimum përballë korçarëve.

“Kishim agresivitetin e duhur, edhe pse e nisëm me gol të pësuar që na e vështirësoi punën.

Pavarësisht se një skuadër mbrohet me shumë forca duke pasur një lojtar në sulm të fortë në ajër dhe një të shpejtë e na vuri në vështirësi.

Gjatë lojës ndryshuam mënyrë rrugëdalje, se nuk ishim të qartë se kush bënte presion dhe cila zonë lirohej, por e rëndësishme ishte që kthyem rezultatin e morëm pikët.

Duhet të përmirësojmë agresivitetin, kemi shumë lojtarë që kërkojnë të kenë topin në zotërim, por futbolli është edhe pa topin.

E prisnim të kishim vështirësi dhe zgjedhja taktike ishte me Kainën në qendër të sulmit, ne duhej të shfrytëzonim krosin nga Përgjoni, që të shfrytëzonim Kainën për të ulur topin apo për të shënuar. Duhej të kuptonim zonat, se si të shfrytëzonim Kainan. Disa herë e bëmë e disa herë jo, kërkuam që të luanim nga poshtë edhe pse kundërshtari vinte ndryshe në të dy krahët për të bërë presion. Ne duhej të ndryshonim krahun e lojës, por duhej të kërkonim më shumë atë që bëmë disa raste, duke pasur parasysh presionin që të kërkonim qendërsulmuesin për mënyrat e lojës.

Kundërshtari jo më kot është 6 pikë dhe kishte 0 gola. lë pak hapësirë dhe kjo të vështirëson punën. Në stol të vijën 100 mendime, duhet të marrësh masat në mbrojtje duke luajtur në fund me tre. Por duhet të marrësh masa për të rrezikuar, kishim ndërrime të tjera për të bërë, por kur shkoi 2-1 menduam të zëvendësojmë Latifin për të shfrytëzuar shpejtësinë e Abazajt. Në kokë, në stol të vijnë 100 mendime dhe duhet të jesh sa më i qetë për të marrë vendimin e duhur se merret në të qindtën e sekondës.

Nuk mendoj se ishte problematika te mbrojtja, pësuam shpejt që në fillim, një top i humbur na kapi të hapur dhe kjo e vështirësoi. E kam thënë edhe herë tjetër që nuk duhet të jetë ky problem, se nuk më pëlqen fare që të pësoj, por kjo tregon forcë karakteri dhe të rritim përqendrimin deir në fund”, tha Shehi për “MCN” në fund të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat