“I harruar” te Partizani, talenti i të kuqve

Futboll

“I harruar” te Partizani, talenti i të kuqve

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 19:53
Paulo Buxhelaj

Paulo Buxhelaj nuk i gjen minutat te Partizani, por i gjen në Kombëtaren U-21, ku trajneri Alban Bushi e ka preferuar ta aktivizojë në dy ndeshjet e luajtura për eliminatoret e Europianit të ardhshëm për këtë grupmoshë.

Ai e nisi si titullar sfidën e parë ndaj Armenisë, ku luajti për 90 minuta dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë në atë fitore me shifrat 1-2.

 Në betejën tjetër, atë ndaj Rumanisë, të fituar me përmbysje me shifrat 3-2, Buxhelaj u aktivizua në nisje të pjesës së dytë dhe ishte mjaft aktiv, duke grumbulluar në total 134 minuta në këto sfida.

E kundërta ndodh te Partizani, ku Atanaskoski ia ka fituar duelin dhe Zekiçi nuk e ka aktivizuar asnjë minutë në ndeshje zyrtare. Me kroatin, Buxhelaj ka luajtur vetëm ndaj Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat