Arsenali shumë afër dy marrëveshjeve të reja

Futboll

Arsenali shumë afër dy marrëveshjeve të reja

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 23:45
Martin Odegaard

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard është në bisedime të avancuara për të nënshkruar kontratë të re, derisa mbrojtësi Ben White po ashtu ka hapur bisedimet për zgjatje të kontratës

Odegaard dhe White janë dy futbollist kyç për Artetan, me klubin që dëshiron t’i këtë ata në skuadër për kohë të gjatë.

Odegaard pritet të këtë një rritje të madhe page, shumë më shumë së sa merr tani – rreth 120 mijë funte në javë.

Detajet finale për kontratën e re të norvegjezit janë duke u hartuar dhe ajo mbetet për t’u konfirmuar, me burimet që i kanë thënë Daily Mail që ajo së shpejti do të zyrtarizohet.

Topçinjtë po ashtu kanë hapur bisedimet me Ben White, i cili po ashtu pritet që të nënshkruan kontratë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat