Legjenda rumune shpërthen: Luftën jashtë fushës e ka fituar Federata e Kosovës

Futboll

Legjenda rumune shpërthen: Luftën jashtë fushës e ka fituar Federata e Kosovës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 shtator 2023 Në ora: 20:34
Florin Prunea

Në Rumani nuk e gjejnë ende qetësinë pas skandalit të madh që ndodhi në stadiumin në Bukuresht, ku për 50 minuta u ndërpre ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, në kuadër të xhiros së gjashtë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Rumunët provokuan rëndë duke e shfaqur pankartën skandaloze “Kosova është Serbi”. 

Rumunët janë në siklet pasi që tani e presin dhe dënimin nga UEFA për skandalin e madh. 

Legjenda e futbollit rumun, ish portieri Florin Prunea, kritikon ashpër Federatën Rumune të Futbollit.

“Është e papranueshme të shkosh kundër mbështetësve të tu. 

Luftën jashtë fushës e ka fituar Federata e Kosovës. 

Nuk jemi në gjendje të organizojmë një ndeshje. 

Këta djem erdhën të përgatitur dhe na sfiduan që nga minutën e parë. 

Që në sekondën e parë kur u dëgjua brohoritja Serbia, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës shkoi te delegati i UEFA-s dhe i tha 5-6 herë që ta ndërpresë ndeshjen. 

Prandaj, e them se kanë ardhur shumë mirë të përgatitur.

Mund të shihja (kryetarin e federatës rumune) Burleanun atje, sepse ai nuk donte të mërziste askënd. 

E kuptoj se ai është në UEFA, por ishte në shtëpinë e tij. Ishte interesi i Rumanisë. 

Vëzhguesi duhet t'i kishte regjistruar edhe gjestet e lojtarëve të Kosovës. 

Ndeshja u ndërpre për 50 minuta. 

Pse? 

Unë e njoh delegatin e UEFA-s, por nuk mund ta ndalosh ndeshjen për 50 minuta për një flamur. 

Mendoj se një ndeshje do të luajmë pa spektatorë.

Nuk bëhej fjalë për racizëm”, tha Florin Prunea në mediumin rumun “ProSport Live”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat