Kritika për Casemiron nga ish-futbollisti i Anglisë

Futboll

Kritika për Casemiron nga ish-futbollisti i Anglisë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 14:21
Casemiro

Manchester Unnited pësoi një disfatë të rëndë ndaj Brighton në Old Trafford me shifrat 1-3.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Erik ten Hag nuk po mundet të gjejë vazhdimësinë, ndërsa kritikat kanë nisur të vërshojnë nga të gjitha anët.

Së fundmi, ai që e pëson është Casemiro. Ish-sulmuesi i kombëtares së Anglisë, Gabriel Agbonlahor është ai që kritikon brazilianin ndërsa thekson se ishi i Real Madrid në fushë duket sikur është 45-vjeç.

U duk sikur Brighton po bënte stërvitje, ndeshja ndaj United ishte thjesht një seancë stërvitore. Kur pashë Casemiron që vraponte në fushë dukej sikur ishte 45-vjeç.

Unë jam i mendimit se edhe Maguire e meriton të luaj tek United, meriton mundësinë përkrah Lisandro Martinez”, u shpreh Agbonlahor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat