Yigit: Me Lirinë dua të sjell një ngjyrë të re në Superligë

Futboll

Yigit: Me Lirinë dua të sjell një ngjyrë të re në Superligë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 17:53
Yigit

Liria ka marrë një pikë të madhe në udhëtim te Prishtina pasi luajtën baras 1-1.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante me prizrenasit që në fund morën një pikë falë golit të Prince Tijuezas.

Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit është shprehur shumë i kënaqur me pikën e fituar në udhëtim.

“Në secilën lojë kemi dhënë më të mirën. Lojtarët kanë luftuar mirë dhe çdo pikë që do ta marrim, do të jetë e mirëseardhur”.

“Jemi një ekip i ri në ligë dhe me kalimin e kohës, lojtarëve do t’u rritet vetëbesimi. Me Lirinë dua të sjell një ngjyrë të re në Superligë. Po punojnë intensivisith për këtë”, ka thënë Yigit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat