Milan-Newcastle, formacionet zyrtare

Futboll

Milan-Newcastle, formacionet zyrtare

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 17:48
Lojtarët

Sot me fillim nga ora 18:45 stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Milanit dhe Newcastle United, e vlefshme kjo për fazën e grupeve të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Newcastle i rikthehet Ligës së Kampionëve pas plot 20 viteve, dhe do të synojë ta shënojë këtë ditë me fitore si mysafire ndaj “Rossonerëve”.

Në anën tjetër, Milani do të kërkojë me çdo kusht fitoren sot, që të gjejë këndelljen nga humbja e turpëruese në vikend nga Interi me shifrat 5:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Bennacer, Caldara dhe Kalulu, kurse te Newcastle mungojnë Krafth, Willock dhe Joelinton.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Milan (4-3-3): Maignan; Hernandez, Thiaw, Tomori, Calabria; Pobega, Krunic, Loftus-Cheek; Leao, Giroud, Chukwueze

Newcastle United (4-3-3): Pope; Trippier, Schar, Botman, Burn; Guimaraes, Longstaff, Tonali; Murphy, Gordon, Isak

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat