Batatina zbulon detaje nga projekti i renovimit të stadiumit ‘Zahir Pajaziti”

Futboll

Batatina zbulon detaje nga projekti i renovimit të stadiumit ‘Zahir Pajaziti”

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 13:51
Pamje nga projekti

Batatina zbulon detaje nga projekti i renovimit të stadiumit ‘Zahir Pajaziti”!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka zbuluar detaje nga projekti i stadiumit “Zahir Pajaziti”, i cili pritet të renovohet.

Ky do të jetë një projekt i financuar nga Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Ministrinë e Sportit, ndërsa projekti final do të prezantohet shumë shpejtë.

"Diçka e re së shpejti për qytetarët e Llapit dhe adhuruesit e futbollit llapjan.

Ditëve në vijim shpaloset projekti final i Arenës “Zahir Pajaziti” në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Ministrinë e Sportit si dhe do të prezantohet si do duket pjesa finale e Arenës", ka shkruar Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat